Star Tours | 2 Ditë – Budva Ulqin Kotor – 39€
1273
post-template-default,single,single-post,postid-1273,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode_grid_1300,footer_responsive_adv,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-13.2,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive
 

2 Ditë – Budva Ulqin Kotor – 39€

2 Ditë – Budva Ulqin Kotor – 39€

Udhëtimi 2 ditor Budva Kotor 

Llolla 3* Superior – 39€ 

Scandinavia – 39€ 

Datat e nisjeve:

Gusht Shtator Tetor Nëntor
5 – 6 2 – 3
14 – 15 12 – 13 9 – 10
21 – 22 19 – 20 16 – 17
28 – 29 26 – 27 23 – 24
30 – 31

 

Dita e pare: Tiranë – Kotor – Budva – Ulqin
Nisja nga Tirana në oren 06:30. Ndalesë në pikën doganore Muriqan për kryerjen e proçedurave doganore. Pas doganës ndalojmë për të konsumuar mëngjesin. Pas mëngjesit ndalesë panoramike në Shën Stefan. Nisemi drejt qytetit të Kotorit ku do të viziojmë Qytetin e Vjetër, Portin e Jahteve. Ndalesa e radhës do të jetë në qytetin e Budvës. Në Budva do të vizitojmë Kërcimtaren e Budves, Qytetin e Vjetër, Citadelën, Portin e Jahteve. Pas vizitave nisemi drejt Ulqinit. Akomodimi në hotel në Ulqin. Darka në Hotel.

Dita e dyte: Ulqin – Ada Bojana – Tiranë
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit vizitë në Ulqin, ku do të vizitojmë Kalanë e Ulqinit, Kullen e Balshajve, shëtitoren në Plazh të vogel. Më pas shkojmë në Ada Bojana (derdhja e Lumit Buna) ku mund të konsumoni drekën me produkte të fresketa peshku. Mberritja në Tiranë rreth orës 20:00.

Në çmim përfshihet:
-Guidat sipas programit
-Transporti me autobus komod
-Akomodimi në Hotel në Ulqin
-Mëngjesi dhe darka

Pagesat e fëmijëve:
0 – 2 Vjeç (Falas)
2 – 11 Vjeç (70% të shumës)
Mbi 11 Vjeç – Pagesë e plotë

Në çmim nuk përfshihet:
1. Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume. ( Citadela Budva 2.5 Euro, Shetitje me anije në Kotor 5 Euro)
3.Siguracioni i Shëndetit në udhetim
#Shënim
► Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë ekstra në varesi të hoteleve ku qëndrohet.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevatë tek të bashkuar.
► Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
► Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
► Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndersa pagesën e plotë deri në 7 ditë para nisjes.
► Në rast anullimi nga klienti pagesa e bërë është e pakthyeshme.
► Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sië janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

WhatsApp chat