Star Tours | 18 Maj – Barcelonë – 349€
1138
post-template-default,single,single-post,postid-1138,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode_grid_1300,footer_responsive_adv,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-13.2,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive
 

18 Maj – Barcelonë – 349€

18 Maj – Barcelonë – 349€

Udhëtim 8 ditor në Barcelonë 349 Euro

Çmimi 349 Euro

Datat e udhëtimit :  18-25 Maj , 19 – 26 Qershor

Dita e parë: Nisja në orën 01:00 të natës nga Tirana me autobus komod. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivierës së Malit të Zi, do të bëhet një kalim pa ndalesa nga Bar, Budva dhe Tivati, ku me traget do te kalohet Gjiri i Kotorit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin Kroat. Vazhdimi i udhëtimit për në afërsinë e zonës së Trevisos. Sistemimi në hotel.

Dita e dytë : Mëngjesi në hotel dhe me pas do nisemi drejt Milanos, ku do të vizitohet Pallazo Sforzesco, Piazza del Duomo, Katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Në mbrëmje bëhet sistemi në hotel në Milano.

Dita e tretë : Mëngjesi në hotel dhe më pas nisemi drejt Francës. Do të bejmë një tur kulturor për rreth 2 orë në Nicë, një ndër qytetet më të frekuentuara të bregdetit francez. Vazhdimi i udhëtimit për në Barcelonë. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Barcelonë. Sistemimi në hotel.

Dita e katërt : Mëngjesi në hotel, paradite vizitë me guidën e agjencisë tonë, tek monumentet e Barcelonës, Kodra Montjuic, Stadiumi dhe sheshet Olimpike, Palacio Catalan dhe Sheshin Espagna. Vizitë në akuariumin e Barcelonës dhe porti Vel i Jahteve. Vizitë në rrugën më të famshme në Barcelonë, La Rambla, ku prej atje do shkojmë në këmbë deri tek lagjet ku ndodhen veprat e Antonio Gaudit: Casa Batllo dhe Casa Mila ose La Pedrera. Akomodimi në hotel në Barcelonë.

Dita e pestë : Mëngjesi në hotel . Vizitë në Katedralen Sagrada Famiglia, më pas vizitë në Park Guell. Pasdite shopping tour në një nga qëndrat më të mëdha tregtare. Akomodimi në hotel në Barcelonë.

Dita e gjashtë : Mëngjesi në hotel, nisja nga Barcelona, ku gjatë rrugës do ndalojmë në Monte Carlo për rreth dy orë, ku do vizitohet Pallati Mbreteror i Mbretit Alberti II dhe më pas do shëtisim në këmbë nëpër lagje, ku do vizitohet një nga Kazinotë më të famshme të Monte Carlos, “Monte Carlo Casino”. Pas vizitës, nisemi drejt Milanos. Akomodimi në hotel në Milano.

Dita e shtatë : Mëngjesi në hotel dhe më pas nisemi drejt Venezias ku do të vizitojmë Piazza San Marco. Pas vizitave nisemi drejt zonës së Trevisos. Akomodimi në hotel.

Dita e tetë: Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisemi drejt Tiranës. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë.

Në çmim përfshihet:
– Udhëtimi me autobus komod.
– Akomodim në hotele me 3 dhe 4.
– Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
– Shëtitjet me autobus sipas programit.
– Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në çmim nuk përfshihet:
-Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program
-Hyrjet në monumente dhe muzeume.
-Hyrja në Venecia që kushton 20 euro taxa dhe Trageti

#Shënim
-Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë ekstra në varesi të hoteleve ku qëndrohet.
-Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevatë tek të bashkuar.
-Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
-Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
-Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndersa pagesën e plotë deri në 7 ditë para nisjes.
-Në rast anullimi nga klienti pagesa e bërë është e pakthyeshme.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sië janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

WhatsApp chat