Star Tours | 24 Prill – Viene Budapest Beograd – 199€
1132
post-template-default,single,single-post,postid-1132,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode_grid_1300,footer_responsive_adv,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-13.2,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive
 

24 Prill – Viene Budapest Beograd – 199€

24 Prill – Viene Budapest Beograd – 199€

Udhëtim 5 ditor Vienë Budapest Beograd 199 Euro

Çmimi 199 Euro

Datat e udhëtimit :

24-28 Prill

Dita e parë: Tiranë – Zagreb
Nisja nga Tirana në orën 01:00 të natës me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, udhëtimi do të vazhdojë gjatë rivieres së Malit të Zi. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat. Mbërritja dhe akomodimi në hotel në Zagreb.

Dita e dytë: Zagreb – Graz – Vienë
Mëngjesi në hotel. Vizitë për rreth 2 orë në Zagreb, ku vizitohet Kryeqyteti Kroat me monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalesë 1 orë në Graz ku do të vizitohet : Parlamenti i Landit Styria, Rathaouse, Galeria e Arteve të Bukura, Platforma Murinsel si dhe Kështjellen e Gracit Schlossberg. Nisemi drejt qytetit të Vienës. Mbrritja dhe akomodimi në hotel në Vienë.

Dita e tretë: Vienë – BudapestMëngjesi në hotel. Gjatë ditës vizitë me guidë në dispozicion në pikat turistike më të bukura të Vienës si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor, Pallati Schonbrunn – Residenca e mëparshme verore e familjes së Hasburgeve, Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjeçare e Hasburgëve. Nisja për në Budapest. Mbrritja dhe akomodimi në hotel në Budapest.

Dita e katërt: Budapest – Beograd
Mëngjesi në hotel. Gjatë ditës vizitohen monumentet më tërheqëse të Qytetit si : Kodra Gellert, Kështjella e Budës, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e Parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi Urën e Margaritës. Pasdite bëhet nisja për në Beograd. Mbrritja dhe akomodimi në hotel në Beograd.

Dita e pestë: Beograd – Tiranë
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisim turin e Beogradit ku do të viziojmë Kishën Shën Sava si kisha ortodokse më e madhe në Ballkan, me pas i drejtohemi qëndres historike Pedonalja Knjez Mihajllova, Kështjellen e Beogradit, Parlamentin, Tetri Kombetar, Pallati Albania etj. Pas vizitave nisemi drejt Tiranës. Mbrritja në Tiranë.

Në cmim përfshihet:
-Udhëtim me autobus komod.
-Akomodim në hotel
-Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
-Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
Në çmim nuk përfshihet:
-Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
-Hyrjet në monumente dhe muzeume. (Schonbrunn 17 Euro, Muzeu i Mbretereshe Elizabetes (Sisi) 13 Euro )
-Siguracioni i shëndetit në udhëtim

#Shënim
-Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë ekstra në varesi të hoteleve ku qëndrohet.
-Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevatë tek të bashkuar.
-Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
-Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
-Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndersa pagesën e plotë deri në 7 ditë para nisjes.
-Në rast anullimi nga klienti pagesa e bërë është e pakthyeshme.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sië janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

WhatsApp chat