Star Tours | 21 Shtator – Dubrovnik Budva Kotor – 110€
1179
post-template-default,single,single-post,postid-1179,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode_grid_1300,footer_responsive_adv,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-13.2,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive
 

21 Shtator – Dubrovnik Budva Kotor – 110€

21 Shtator – Dubrovnik Budva Kotor – 110€

Udhëtim 3 ditor në Dubrovnik Budva Cavtat Kotor 110 Euro

Çmimi 110 Euro

Data e udhëtimit
21 – 23 Shtator

Dita e parë: Tiranë– Budva – Dubrovnik
Nisja nga Tirana në orën 06:00 të mëngjesit. Pas kalimit të pikës doganore Murriqan, kemi një ndalesë për të konsumuar mëngjesin. I drejtohemi qytetit të Budvës (qyteti më turistik i bregdetit të Malit të Zi, ku atje mund të shikoni kalanë e qytetit të vjetër dhe portin e qytetit, pjesë të cilat priten të bëhen pjesë e pasurive historike të UNESCO-s. (Kemi mundësi të drekojmë në mënyre fakultative, sugjerimi ynë do jetë gjithmonë i pranishëm). Pas këtij pushimi të këndshem, drejtimin do ta marrim për në kufirin Kroat. Pas procedurave të kufirit Kroat, i drejtohemi qytetit të Dubrovnikut. Darka dhe akomodimi në hotel.

Dita e dytë: Dubrovnik
Pas mëngjesit në hotel fillojmë vizitat në qytetin e vjetër të Dubrovnikut. Ai cilesohet si një nga perlat e Adriatikut. Raguza (emri i vjetër i qytetit të Dubrovnikut) ka qenë gjithmonë urë komunikimi për Europen. Qyteti është pjesë e trashëgimive kulturore të UNESCO-s. Vizita përfshin: manastirin Francescan & Domenican, porta e Piles dhe ujëmbledhesin Onofrio, farmacia e vjetër, shëtitorja kryesore e qytetit Stradun, katedralja e qytetit (Katedralja e St. Blaise e shënjtorit të Dubrovnikut e cila do të jetë një eksperiencë e bukur për vizitën tuaj) pallati i Dukës, kulla e Sahatit, statujën e Heroit Orlando dhe shkrimtarit Marin Drizic, kullen e Mincetës, portin e qytetit. Më pas do të vizitojmë Urën Tudjman e cila është ndërtuar për ndër të Presidentit të parë Kroat, Franjo Tudjman, gjatë viteve 1999–2001. Pasdite kohë e lirë për shopping. Darka dhe akomodimi në hotel.

Dita e tretë: Dubrovnik – Cavtat – Kotor – Tiranë
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit në hotel nisemi për të vizituar qytetin e Cavtatit. Aty do të keni mundësi të shijoni bukuritë në brigjet e shëtitores kryesore të këtij qyteti, në të cilën gjenden shumë lokale dhe dyqane me Souvenirë. Më pas drejtohemi për në doganën Kroate për të vazhduar me proçedurat e kalimit të kufirit. Pas proçedurave të kufirit Kroat nisemi drejt Kotorit. Vizitë panoramike në Kotor, i cili është pjesë e trashegimive kulturore të UNESCO-s. Aty do kemi mundesi të shohim Katedralen e St. Triphonit dhe Kishen e St. Nicolas si edhe pallatet e vjetër që i kanë rezistuar kohës. Më pas nisemi për në Muriqan për të vazhduar me proçedurat e kalimit të kufirt Shqiptar.

Në çmim përfshihet:
– Udhëtimi me autobus
– Akomodim në hotel
– Mëngjesi dhe darka ne formen bufe
– Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
– Pishina, Fitness, Wi-Fi

Në çmim nuk përfshihet:
– Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
– Hyrjet në monumente dhe muzeume.
– Siguracioni i shëndetit në udhëtim

#Shënim
-Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë ekstra në varesi të hoteleve ku qëndrohet.
-Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevatë tek të bashkuar.
-Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
-Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
-Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndersa pagesën e plotë deri në 7 ditë para nisjes.
-Në rast anullimi nga klienti pagesa e bërë është e pakthyeshme.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sië janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

WhatsApp chat