Star Tours | Udhëtim me Avion në Viene – Budapest – 299€
1261
post-template-default,single,single-post,postid-1261,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode_grid_1300,footer_responsive_adv,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-13.2,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive
 

Udhëtim me Avion në Viene – Budapest – 299€

Udhëtim me Avion në Viene – Budapest – 299€

UDHETIM ME AVION NE VIENE – BUDAPEST – 299€

DATAT:  (Datat e mëposhtme janë 100% të konfirmuara)

22 – 25 Shtator

29 Shtator – 2 Tetor

6 – 9 Tetor

 

Dita 1 : BUDAPEST

*Nisja ne oren 4:30 nga Tirana per ne Prishtine.
Pas check in ne aeroportin e Prishtines, fluturimi Prishtine – Budapest.
Nisja ne oren 13:15 nga Prishtina dhe mberritja ne oren 14:50 ne Budapest.
Transferta me transport komod ne hotel 3/4 Yje ne qender te Budapestit
Kohe e lire per te pushuar.
Pasdite shetije e Budapestit ku vizitojme monumentet më tërheqëse të Qytetit si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Katedralja e Shën Stefanit, Sheshi i Heronjve, Parlamenti Hungarez (më i madhi në botë) etj.
Me pas sipas deshires se grupit mund te vizitojme ujerat termale e hapura te Budepestit, Kështjella Vayda Hunjad dhe Szechenyi bath, nje nder me te madhe ne Europe. Kohe e lire per tu reklasuar dhe shijuar ujin e ngrohte te vaskave.
*Fjetia ne Budapest

Dita 2: VIENE

*Mëngjesi në hotel.
Nisje, herët në mëngjes për në Viene
Gjate rruges ndalesë dhe vizitë panoramike në qytetin turistike te Bratisllave.
Vazhdimi i udhëtimit për në Viene
Akomodimi ne hotel 3/4 yje ne Viene.*Pas do te fillojme me viziten e Qytetit te Vienie, ku vizitat do te fillojne nga Kisha Votive, dhe do te vazhdoje me Bashkine e re, Teatrin e Hofburgut, Parlamentin, Sheshin Maria Tereza me 2 ndertesat e mrekullueshme identike qe mbajne Muzeun e Artit dhe Muzeun e Historise Natyrore, dhe do te perfundojme tek Opera, qe eshte nje nga ndertesat simbol te Vienes.

Do te vazhdojme me nje vizite te detajuar ne Pallatin madheshtor te Hofburgut I cili ndodhet ne mes te qytetit dhe ka sherbyer per shekuj si rezidenca dimerore e familjes Mbreterore te Habsburgeve si dhe zyrat e punes. Kopshtet perreth pallatit jane gjithashtu shume interesante per tu vizituar. Ketu do te vizitojme Muzeun e Sisit dhe dhomat e Kaiserit si dhe koleksionin e argjendarive dhe porcelaneve te Familjes Mbreterore. (Bileta e hyrjes 12 Euro/person).

Pas vizites se muzeut te pallatit mbreteror e cila zgjat rreth 1 ore do te vazhdojme te shohim pjesen tjeter te pallatit ku ndodhet biblioteka Mbreterore, Stallat e Kuajve te pallatit te cilat jane te njohura dhe sot ne gjithe Europen per garat e famshme me kuajt Lipizzaner, do te vazhdojme me kishen e Augusteve, Opera dhe Kopshtet e Hofburgut te cilat ne Vjeshtë me shume se kurre ofrojne nje spektakel ngjyrash.

Mbremje e lire ne sheshin Shen Stefan, ku ne cdo dite te vitit nuk mungon gjealleria e turisteve dhe varieteti I shfaqjeve muzikore, te kercimit apo te humorit nga artistet amatore.

Kthim ne hotel ne mbremje.

Dita 3: VIENE

*Mëngjesi në Hotel.
Pas mengjesit do te nisemi per te vizituar Pallatin e Shonbrun-it, nje tjeter pallat mbreteror ku kane jetuar familja mbreterore e Habsburgeve, shume i ngjashem me Pallatin e Versajes.Ketu do te vizitohen: 40 Dhomat Mbreterore (bileta e hyrjes 17.5 Euro/person),  Kopshtet e pallatit, Shatervani I Neptunit, Belvederja dhe Kopeshti Zoologjik më i vjetri në botë.
Pas kesaj do te ndalojme ne rrugen Mariahilfer ku do te keni kohe te lire per shopping.
*Nisja pasdite per ne Budapest.
Akomodimi dhe fjetia ne Budapest

Dita 4: TIRANE

Mëngjesi në Hotel.
Transferta për në Aeroportin e Budapestit. Nisja më 11:05 nga Budapest dhe Mbrritje më 12:45 ne Prishtine.
Udhetimi me per ne Tirane. Gjate rruges ndalese ne Prizren për drekë.
Pas dreke kthimi për ne Tiranë

————————————————————-
Duhet të dini se:

Në cmim për personin përfshihen:
– Transport vajtie – ardhje Tirana – Aeroporti Prishtines – Tiranes
– Fluturimi me avion Prishtine – Budapest – Prishtine
– Bagazhe 8 kg (çantë shpine me përmasa 40-30-20cm)
– Akomodimi per 2 nete ne hotel 3/4 yje ne Budapest
– Akomodimi per 1 nate ne hotel 3/4 yje ne Viene
– Mengjeset gjate qendrimit ne hotel
– Transporti dhe te shetitja ne Budapest, Brastislave dhe Viene
– Ciceron ne gjuhen shqipe gjate vendeve qe do te vizitojme
–  Taksat Turistike

————————————————————
Akomodimi dhe fjetja do të bëhet:
a) Dy netë ne hotel 3 / 4 Yje ne Budapest
b) Nje nate ne hotel 3 / 4 yje ne Viene

————————————————————
► Nisja do të bëhet në orën 4:30 të ditës së pare, nga Stadiumi Dinamo

► Pashaporta per kalimin e doganes. Kujdes mjeti i identifikues ( Pashaporta) nuk duhet te jete i dëmtuar ose i thyer dhe të ketë më shumë se 3 muaj afat nga skadenca.

————————————————————
Ne cmim nuk perfshihen:
– Drekat dhe Darkat gjate diteve te udhetimit
– Hyrjet në monumente, muzeume, parqe dhe Kalate
– Bagazhet ekstra (10kg ose 20kg)

 

SHENIME
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) mund te kete extra pagese ne varesi te politikave te hotelve ku qendrome
► Nese krevati nuk do te jete dopjo, atehere do te jene dy krevate teke te bashkuar
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mundese dokumentacioni, espuls, etj.
► Nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udheton me njerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar dhe pashaporte
►Me ligjin e ri te miratuar kete vit, nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe deshiron te udhetoje pa pranine e 2 prinderve, duhet patjeter prokure

Çmimet e përafërta për muzet: Albertina = 18 euro,  Szechenyi bath = 15 euro, Muzeu Sisit = 13 euro, Opera e hapur e Vienës = 8 euro, Muzeu i Arteve të bukura = 17 euro… etj.

WhatsApp chat