Star Tours | Valbonë – 2 Ditë – 7.900 LEKE
1223
post-template-default,single,single-post,postid-1223,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode_grid_1300,footer_responsive_adv,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-13.2,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-4.11.2,vc_responsive
 

Valbonë – 2 Ditë – 7.900 LEKE

Valbonë – 2 Ditë – 7.900 LEKE

Udhëtim 2 ditor në VALBONE All Inclusive
Çmimi 7900 Lekë

Data e udhëtimit :
► 24 -25 , 26-27, 27-28 Korrik
► 31 korrik – 1 Gusht , 2-3 , 3-4 , 7-8 , 9 – 10 , 10 – 11 , 14 – 15 , 16 – 17 , 17 – 18 , 21 – 22 , 23-24 , 24 -25 , 28-29 , 30 – 31 Gusht , 31 gusht – 1 Shtator
► 7- 8 , 14 – 15 Shtator

Dita e parë :
Nisja ditën e shtunë në orën 06:30 nga Tirana, drejt Vaut te Dejës, ku do të bëjmë një ndalesë të shkurtër për kafe. Më pas do të vazhdojmë udhëtimin tonë me traget në liqenin e Komanit , ku është përshkuar shpesh herë si një nga udhëtimet më madhështore në botë, duke e krahasuar me Fjordet e Norvegjisë. Mbërritja në Fierzë. Më pas starton udhëtimi jonë drejt Valbonës. Mberritja në Valbonë rreth orës 13:00, ku mund të konsumohet dreka me ushqimet tradicionale të zonës. Më pas të shoqëruar nga guida jonë do të fillojmë vizitat tek ujvara e Valbonës, dhe vëndet përreth . Kthimi në hotel ku do të konsumohet darka.

Dita e dytë:
Nisja diten e diele ne oren 09:00 drejt liqenit të Xhemes, dhe më pas i drejtohemi Prizrenit për të vizituar zonat historike, vizita në kala (individuale). Dreka do të konsumohet në një nga restorantet në bulevard në krah të lumit. Nisja për në Tiranë nëpermjet Rrugës së Kombit, ndalesë për kafe gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë rreth orës 20:00.

Me vete duhet të keni :
-Veshje sportive, atlete, çantë shpine, shishe uji 1 Litër, rroba pambuku për nderrese, rroba banjo, krem dielli, kapele, syze dielli, fruta të thata, cokollata…etj

Shënim:
Nga hoteli për të shkruar tek ujëvara zgjat 20 minuta me makina dhe 30 minuta ecje në këmb (1 drejtim) Automjeti që është i përshtatshëm për atë terren merret me qera tek banoret e zonës kushton 300 lekë/personi vajtje-ardhje.
Në çmim përfshihet :
-transporti me mjete komod
-akomodimi ne hotel per nje nate
-mengjesi – dreke- darke
-bileta e tragetit (koman-fierze)
-guida shqiptare gjate udhetimit

Në çmim nuk përfshihet
-Pijet gjate vakteve
-Gjithcka qe nuk eshte permendur me siper

WhatsApp chat